Bujar Bucaj, emigrant shqiptar në Itali, ishte i pari që pa autobusin të fluturonte në mbikalim nga vendi i tij i punës në Venecia. I tronditur nga ajo që ka ndodhur, ai tregoi momentet e vështira në një prononcim për mediat italiane.
“Kam ndihmuar një vajzë të vogël të dalë nga autobusi, kam arritur t’u jap një dorë dy djemve. Më pas i kam kërkuar ndihmë dikujt që ishte afër, por askush nuk erdhi të më jepte dorën. U përpoqa të shuaj zjarrin”.
Më pas ka ardhur ndihma. “Në fillim ka ardhur një makinë policie, më pas ka ardhur e dyta, më në fund kanë mbërritur zjarrfikësit dhe të gjitha ambulancat”. Nga tragjedia humbën jetën 21 turistë, shumica ukrainas, mes tyre fëmijë dhe gra shtatzëna.