Në një komunikatë të ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë së Madhe thuhet se Londra zyrtare është duke punuar ngushtë me partnerët ndërkombëtar për të nxitur Kosovën dhe Serbinë për përmirësimin e situatës dhe kthimin në dialog.
Aty thuhet se kryeministri Sunak është takuar të enjten në Granada të Spanjës me presidenten Vjosa Osmani dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Po ashtu shtohet se ministri britanik për Evropë, Leo Docherty ka qëndruar në Tiranë, aty ku kanë qenë edhe kryediplomatja e Kosovës Donika Gërvalla dhe ai serb Ivica Daçiç e ku është diskutuar për forcimin e lidhjeve rajonale.
“Kjo bazohet në punën e të dërguarit të posaçëm të Kryeministrit për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach, i cili angazhohet rregullisht me palët e interesuara serbe dhe kosovare për të promovuar stabilitetin rajonal,” thuhet në njoftim.