Dy vëllezër nga Malësia e Madhe janë shpallur në kërkim për kultivim droge në pronën që kishin në fshatin Vuksanaj.
Në një miniparcelë në afërsi të banesës së tyre u gjetën 70 bimë narkotike cannabis sativa në proces tharjeje ndërsa në ambientet e banesës u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe 17 fishekë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.