I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka marrë pjesë në forumin 2BS ku foli për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe dialogun.
Ljçak, përmes një postimi në platformën”X” tha se momenti ku ndodhemi është pozitiv për marrëdhëniet e BE-së me rajonin, por se sfidat aktuale e pengojnë.
“Diskutim i shkëlqyeshëm për aktualitetin pozitiv në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor në 2 2BS Forum 2023 sot. Theksova nevojën për të kapërcyer sfidat e mbetura, të cilat ndikojnë negativisht në rrugën europiane të rajonit,” shkruan Lajçak.
Great discussion about the current positive momentum in the EU – Western Balkan relations at #2BSForum2023 today. Stressed the need to overcome remaining challenges, which negatively affect the region’s 🇪🇺 path. pic.twitter.com/6tig6xdf9i
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 6, 2023