-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani i kërkoi BE-së sanksione ndaj Serbisë, Vuçiç: Nuk është gjë e mençur të shantazhosh

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar që Bashkimi Evropian të vendosë sanksione ndaj Serbisë pas sulmit terrorist në veri të Kosovës.

Vuçiç mësohet të ketë thënë se nuk është gjë e mençur që të shantazhohet Bashkimi Evropian për të vendosur sanksione.

“Ka shumë dallime mes nesh, njëra prej tyre është se unë kurrë nuk kam kërkuar sanksione ndaj askujt, besoj se nuk është e drejtë, nuk është e mençur politikisht, sidomos të mos shantazhosh BE-në për të bërë diçka që dëshiron dhe se kundër dikujt dhe jo në favorin tuaj. Unë kurrë nuk do ta bëja këtë. Por, në çdo rast, i takon shteteve anëtare të vendosin,” ka thënë Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit