-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lajçak-Kurtit: Kur nuk të pëlqen mesazhi, sulmon lajmëtarin

Kryesoret

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar për herë të parë pas akuzave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se po mban anën e Serbisë.

Nga forumi 2BS, që po mbahet në Budva, Lajçak ka “thumbuar” Kurtin duke thënë se kur nuk të pëlqen mesazhi, ti provon të sulmosh dërguesin.

“Kur nuk të pëlqen mesazhi ti provon të sulmosh dërguesin. Kështu funksionon. Dialogu është këtu që nga 2011. Ka patur qeveri të ndryshme në Kosovë e Serbi, përfaqësues të ndryshëm nga BE-ja por dialogu është e vetmja rrugë, sepse fakti është shumë i thjeshtë – s’ka të ardhme europiane pa normalizim,” tha Laçak.

Pas dështimit të rundit të fundit të dialogut në Bruksel, Kurti në një konferencë për media në Prishtinë tha se dukej që kishte një koordinim mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, dhe Lajçak-ut për krijimin e një “skenari alternativ, ku gjysma e marrëveshjes zbatohet”, sipas tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit