Dritan Bici, i cili ka shërbyer më parë si kryebashkiak në qytetin e Gramshit për Partinë Socialiste, por edhe si deputet është vënë në pranga nga policia pasi është përplasur me efektivët.
Mësohet se djali i Bicit kishte parkuar në vendin e rezervuar për policinë e Gramshit. Bici ka debatuar dhe është përplasur me efektivët e policisë deri në momentin kur ish-deputeti ka tentuar të qëllojë një prej dy efektivëve të policisë.
Ai është me akuzën e kanosjes së efektivëve të policisë, ndërsa Gjykata e Elbasanit vendosi masën e arrestit detyrim për paraqitje për të.