Shqipëria dënon sulmet kundër Izraelit që deri tani kanë lënë mbi 20 të vdekur dhe 500 të plagosur. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përmes një mesazhi u shpreh se “dënoj fuqishëm sulmet e Hamasit kundër Izraelit. Në këto momente, ne qëndrojmë krah Izraelit. Lutjet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Shqipëria është e vendosur kundër terrorizmit te çdo forme”.
Edhe kryeministri Edi Rama. “Dënoj fuqishëm sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”.
I strongly condemn the terrorist attack by Hamas against Israel. We stand firm against terrorism. Our thoughts are with the victims, their families and all of Israel.@netanyahu pic.twitter.com/1aWZTulmfm
— Edi Rama (@ediramaal) October 7, 2023
Ministri i Jashtëm Ilgi Hasani gjithashtu dënoi ashpër sulmin. “Shqipëria dënon ashpër sulmin e mëngjesit të sotëm nga Hamasi kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, u shpreh ministri Hasani.
Edhe ish-kryeministri Berisha dhe ish-presidenti Ilir Meta kanë dënuar sulmet në Izrael.
Ministria bën të ditur se deri tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael. Sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.
Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën shqiptare në Izrael në numrin e kontaktit: +972 54-4806601”, mbyllet reagimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.