Studentët e mjekësisë kanë njoftuar në lidhje me protestën e radhës pas bojkotimit të fillimit të viti të ri akademik.
Studentet paralajmërojnë se do të mblidhen ditën e hënë, më datë 9 Tetor në orën 9:00, tek “Godina e Kuqe”, për të bojkotuar dhe protestuar sërish kundër vendimit të qeverisë, që u kërkon të punojnë deri në 5 vjet në Shqipëri në përfundim të studimeve, para se të marrin diplomën.
Ata kërkojnë dialog për të shmangur pengesat që u sjell marrëveshja e kërkuar nga universiteti, sipas të cilës, ata do ta tërheqin diplomën e studimeve pas një punësimi disavjeçar në sistemin shëndetësor shqiptar.
Një nga studentët e ngritur në protestë ditën e fillimi të ri akademik, u shpreh se bojkoti i mësimit do të vazhdojë dhe se ligjin do e çojnë në Gjykatën Kushtetuese.