-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Djegia e zonës së Pishë Poros, studiuesit: Do të sjellë pasoja të mëdha afatgjata

Kryesoret

Djegia e zonës së mbrojtur të Pishë Poros do të sjellë pasoja të mëdha afatgjata vlerësojnë studiuesit e shkencave të natyrës dhe përfaqësues të organizatave mjedisore.

Sipas tyre dëmtimi i brezit me pisha rreth 70 vjeçare që mbronin depërtimin e detit do të rrisë dukshëm erozionin detar dhe përmbytjet dhe do të ketë pasoja afatgjata për klimën dhe turizmin në këtë zonë.

Studiuesit bëjnë thirrje të ndërtohet një plan për rimbjelljen me pisha dhe të mos hidhen hapa në uljen e statusit mbrojtës të zonës që më pas mund të sillte zhvillime ndërtimore.

Zjarret që vijuan për 10 ditë në zonën e mbrojtur të Pishë Poros në Fier, pjesë e peisazhit të mbrojtur Pishë Poro -Nartë kanë lënë pas pasoja të mëdha.

Pamjet me dron dëshmojnë se pjesa dërmuese e sipërfaqes me pishë të butë mesdhetare gati 70 vjecare është përfshirë nga zjarri që ka shkrumbuar çdo gjë në katet e poshtme, bimësinë dhe faunën.

Profesori i Departamentit të Biologjisë në Universitetin e Tiranës Lulëzim Shuka thotë se brezi mbrojtës i pishave që u krijua para viteve nëntëdhjetë kishte një rol mjaft të madh në mbrojtjen e depërtimit të detit në brendësi të tokës.

Ky brez pishash i krijuar artificialisht para viteve nëntëdhjetë krijoi një perde apo barrierë mbrojtëse për pengimin e hyrjes së ujrave të kripura të detit në pjesën e brendshme të tokës duke mundësuar kështu shkripëzimin e pjesës së brendshme, e ndihmuar dhe nga rritja e nivelit të Vjosës që derdhet në det gjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit.

Gjerësia e këtij pylli shkon nga disa metër psh 10,20,30 metër deri në 2, 5 kilometër duke krijuar jo vetëm një barrierë mbrojtëse, por edhe një ekosistem, pavarësisht se articifial, shumë të rëndësishëm për nga pikëpamja e biomasës./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit