Leku vazhdon që të jetë i fortë. Këtë të shtunë dollari amerikan blihet me 99.4 lekë dhe shitet me 100.4 lekë. Euro blihet me 105.2 lekë dhe shitet 105.9 lekë.
Franga zvicerane këmbehet në blerje me 108.5 lekë dhe në shitje me 109.5 lekë. Paundi britanik blihet me 120.9 lekë dhe shitet me 121.9 lekë.
Leku është rikthyer në nivelet e kulmit të sezonit turistik.