Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkoviç për mes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter” ka reaguar ndaj deklaratës së shefit të kabinetit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela ku u shpreh se Kosova njihet si shtet nga Serbia.
Petkovic ka reaguar duke i thënë Velës se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.
“Çfarë shteti i ashtuquajtur jeni e tregon më së miri fakti që bashkëbiseduesit iu pritën në dhoma për ruajtjen e leckave dhe fshesave,” shkruan ai.
Каква сте тзв. “држава” и каква вам је “председница” најбоље описује то што су је саговорници примали у просторијама за одлагање крпа и метли. Добићете признање од Србије, али на куково лето. pic.twitter.com/Z150RcuHIm
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) October 7, 2023