Kryeministri hungarez, Viktor Orban gjatë një deklarate të mbajtur ditën e sotme foli në lidhje me propozimet të cilat kërkojnë që Serbia të sanksionohet në lidhje me sulmin në Banjskë të Kosovës.
Sipas Orban kjo ide është qesharake dhe se është e pamundur si dhe shtoi se qytetarët serbë dy vitet e fundit kanë vuajtur provokime të ndryshme.
“Duhet të kuptoni se si sillet Kosova. Ata nuk duhet të provokojnë serbët”, tha Orban.
Ai shtoi se pa Serbinë nuk ka stabilitet në Ballkan dhe se duhet të ndihmohet për të stabilizuar rajonin.