Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për situatën në Izrael ku si pasojë e sulmeve me raketa nga Hamasi ka viktima dhe të plagosur.
Në një postim në rrjetin social “X”, ministri i Jashtëm Ilgi Hasani shkruan se Shqipëria dënon ashpër sulmin. “Shqipëria dënon ashpër sulmin e mëngjesit të sotëm nga Hamasi kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, u shpreh ministri Hasani.
Ministria bën të ditur se deri tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael. Sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme.
Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën shqiptare në Izrael në numrin e kontaktit: +972 54-4806601”, mbyllet reagimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.









