-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tullumbace dhe drogë! Adoleshenti çohet me urgjencë në spital

Kryesoret

Një 15-vjeçar është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital, sipas policisë, si pasojë e konsumimit të tullumbaceve me azot. Tre persona janë arrestuar, babë e bir Gëzim e Romeo Xeba dhe Elios Lame.

Sekuestrohen një bombol me 50 litra azot, një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza, një mjet grirës për të, 250 tullumbace që shërbenin për t’i mbushur me azot dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Të arrestuarit akuzohen se iu shitnin adoleshentëve (nxënësve të shkollave 9-vjeçare) lëndë të rrezikshme për shëndetin (tullumbace me gaz azot) dhe si pasojë e konsumimit të tyre, një 15-vjeçar ka shkuar në spitalin rajonal të Fierit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ky ambient i cili u bllokua nga Policia, reklamohej nga të arrestuarit, si vend ku fëmijët/adoleshentët luanin lojëra me kompjuterë. Ministria e Brendshme po përgatit ndryshimet për të ndaluar tullumbacet me azot duke i konsideruar të rrezikshme, pasi efektet që sjell pas konsumimit janë si drogë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit