Një person i raportuar i zhdukur të premten është gjetur i vdekur në Kosovë. Sipas mediave në Prishtinë viktima është Sokol Markaj.
Trupi është gjetur në fshatin Gllaviqicë të Pejës. Trupi i pajetë është gjetur rreth 3 km larg shtëpisë së tij. Ndërsa dyshimet e para janë se bëhet fjalë për vrasje.