-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ahmetaj sulmon nga arratia/ Kush është koka e vërtetë e zezë e kopesë?

Kryesoret

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj për mes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka reaguar nga arratia në lidhje me raportimet e fundit se SPAK e mori të pandehur për një tjetër akuzë atë të shpërdorimit të detyre me rastin e privatizimit të ish-fabrikës së bukës në kryeqytet.

Kjo firmë i ka shkaktuar shtetit një dëm me vlerë 7 mld lekë të vjetra.

SPAK e mori të pandehur për një tjetër akuzë, reagon Arben Ahmetaj

Në reagimin e tij Ahmetaj e ka cilësuar si përndjekje të organizuar këtë akuzë të re, duke aluduar për fabrikime, pasi siç shkruan ai, në rastin e privatizimit të ish-fabrikës së bukës janë mbrojtur aksionet e shtetit.

Ish-ministri gjithashtu shtoi se “koka e vërtetë e zezë ia ka dalë…përkohësisht”, por pa folur me emra. Por lind pyetja se kush është koka e vërtetë e “zezë” për të cilët po flet Ahmetaj.

“Koka e vërtetë e zezë” ia ka dalë…përkohësisht.Vrulli politik i SPAK s’besoj t’i ketë shpëtuar syrit të publikut. Përndjekja ekzemplare e stilit të vjetër, ngarkuar me urrejtje personale të përfolur dhe nëpër tryeza politiko-drejtësie, përtej fakteve, i ka kaluar dhe imagjinatat e filmave horror. Goditja politiko-juridike ndaj meje duket sikur është kthyer në një sport juridiko-statistikor pa cilësi.

Detajet për këtë dosje e të tjerat, në një kohë të shpejtë. Ndoshta “të vërtetit” i duhet një zhurmë tjetër!,” shkroi Ahmetaj.

Afera e Inceneratorit/ Ahmetaj merret i pandehur nga SPAK, i shkaktoi 7 mld lekë dëm shtetit

Ahmetaj Fb

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit