Policia ka proceduar penalisht shefen e Shërbimit dhe kryeinfermieren në spitalin e Tepelenës pasi shiten ilaçet e institucionit tek një farmaci private.

Në lidhje me ngjarjen është  proceduar edhe farmacistja. Policia ka sekuestruar dokumente të spitalit (kartela dhe regjistra) që dyshohet se janë plotësuar fiktivisht për të marrë ilaçet.

Të proceduarit janë: 44-vjeçarja K. Gj. me detyrë shefe e Shërbimit në Drejtorinë e Shërbimit Spitalor Tepelenë dhe 61-vjeçarja me inicialet N. Z. me detyrë kryeinfermiere.

U procedua edhe 42-vjeçarja me inicialet J. Gj. me profesion farmaciste.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”.