-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Djali i Vuçiç i përfshirë në sulm? Petkoviç: Kurti e Sveçla nuk i kursejnë presidentit serb as fëmijët

Kryesoret

Drejtori i zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç,  ka reaguar pasi ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha sot se në Basnjskë gjetën dokumentin personal dhe makinën e serbit Milorad Jevtiç, i cili njihet si bashkëpunëtor i afërt i Danilo Vuçiç, djalit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Petkoviç ka mohuar deklaratën e Sveçlës duke thënë se ai bashkë me kryeministrin Kurti sulomjnë Vuçiçin duke mos i kursyer as fëmijët.

“Ekstremi i Kurtit, Sveçla, gënjeu dhe sulmoi presidentin Vuçiç, në mënyrë që, edhe pse pa sukses, ta lidhte Serbinë me ngjarjet në Banjskë! Sveçla dhe Kurti janë të fiksuar pas familjes Vuçiç, ndaj sulmojnë patologjikisht të gjithë Vuçiçt, duke mos i kursyer as fëmijët,” shkruan Petkoviç.

“Më lejoni t’ju kujtoj, Kurti fillimisht e ofendoi vajzën e Vuçiçit, Milicën, e më pas bashkë me Sveçlën ngacmoi Danilon për shkak të shkuarjes së tij në liturgji në Graçanicë. Edhe sot në mendjen e tyre të shthurur vazhdojnë ta sulmojnë Danilon me gënjeshtra të çmendura,” vijoi ai.

“Një gjë është e sigurt, Sveçla dhe Kurti, Vuçiçit nuk mund t’i afrohen as moralisht, as intelektualisht! Ata nuk janë as deri në gjunjë, sepse Vuçiq nuk ia ka sulmuar askujt familjen e as që do ta bënte kurrë! E Kurti që merret edhe me fëmijë, nuk njeh nder e moral,” ka shkruar Petkoviç.

Sveçla: Në vendin ku u sulmua Policia gjetëm sende të bashkëpunëtorit të djalit të Vuçiçit

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit