-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Dhunoi të atin, arrestohet 37-vjeçari në Shkodër

Kryesoret

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 37-vjeçarin, Robert Stakën pasi ka dhunuar babanë e tij i cili ishte i pajisur me urdhër-mbrojtje.

Pas kontrolleve të kryera në banesë u gjet një armë imituese e cila u sekuestrua së bashku me dy kompjutera të cilët i përdorte për të postuar fyerje dhe shpifje kundrejt personave të ndryshëm, disa prej tyre me funksione publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja”, “Dhuna në familje”, “Fyerja”,  “Shpifja”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit