Policia ka reaguar për shqiponjën e cila u gjend sot e plagosur dhe e lidhur në fshatin Buhal të Përmetit.
Sipas policisë, vijon puna për identifikimin e shtetasit që ka plagosur dhe ka lidhur shpendin, në një portë, me qëllim balsamosjen të gjallë.
Mësohet se shqiponja aktualisht po merr ndihmë të specializuar mjekësore nga veterineri, i cili ka asistuar shërbimet e policisë, gjatë veprimeve për lirimin e shpendit, nga porta ku ishte lidhur.
“Rasti, me një impakt të lartë publik në rrjetet sociale, u vlerësua me seriozitet dhe menjëherë nga shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin e këtij krimi që parashikohet dhe ndëshkohet nga neni 207/c i Kodit Penal,” thuhet në njoftimin e policisë.