-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kosova do të jetë gjithmonë serbe”, Hill sulmohet verbalisht në Beograd

Kryesoret

“Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja”, ” vrasësi i fëmijëve”, ” Kosova dhe Metohija është pjesë e Serbisë”, ” Populli serb është me Rusinë”…

Ambasadori Christopher Hill është sulmuar verbalisht nga disa gra teksa po ecte në rrugët e Beogradit me bashkëshorten e tij.

Në videon që po qarkullon në rrjet shihet ai së bashku me gruan e tij teksa shëtisin ndërsa disa kalimtarë e kanë fyer për rolin e tij në vitin 1999 kohë që përkon me bombardimin e  Serbisë.

Hill ishte njëri nga negociatorët amerikanë që kishte provuar të gjejë një zgjidhje paqësore për Kosovën e Serbinë. Por, Millosheviç i kishte hedhur poshtë të gjitha ofertat që kishte çuar në bombardimin e Repupublikës Federale të Jugosllavisë.

“Populli serb e përkrah Rusinë, populli serb nuk i përkrah nazistët e Ukrainës”.”Po shëtisni i lirë në tokën serbe derisa po sundojnë tradhtarët”, ” Kosova dhe Metohija do jenë përgjithmonë serbe”, kanë qenë disa nga fjalët ndaj Ambasadorit i cili kohë pas kohe ka kontrolluar telefonin e tij dhe i paprovokuar ka ecur drejt një muzeu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit