Pas një pushimi, duket se sherri virtual mes Dafina Zeqirit dhe Sara Hoxhës ka nisur sërish. Kjo pasi Sara ka treguar në verisionin e saj mbrëmjen e djeshme në ‘S’e luan topi’, të vërtetën e përplasjes së bujshme me Dafinën.
Kjo e fundit ka reaguar ashpër, duke i thënë të mos ia përmendë më emrin por të merret me burrin e saj.
Komenti duket se ka lenë një shije të keqe te pubiku por edhe opinionistët. Njëra prej tyre që zgjodhi ta komentonte publikisht me ndjekësit e saj ishte edhe Neda Balluku.
Në një postim në Instastory, Balluku kritikon Dafinën për mënyrën si është përgjigjur teksa, teksa i doli në mbrojtje Sarës për të cilën tha se nuk e meriton një sjellje të tillë.