Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla për mes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ditën e djeshme ka ka shfaqur prova të reja në lidhje me sulmin në Banjskë.
Sveçla zbuloi se është gjetur një makinë si dhe dokumente identifikuese të Milorad Jevtiç, i dyshuar si pjesëmarrës në sulmin terrorist. Më tej shtoi se ai është i dyshuar edhe për sulmet kundër KFOR-it, gjatë protestave në veri pas zgjedhjeve.
Sveçla tha se Jevtiç e kishte shoqëruar djalin e Aleksandër Vuçiçit, Danilon në 4 nga 5 vizitat e tij të fundit në Kosovë.
Rtv Dukagjini ka shpërndarë një video ku shihet Jevtiç së bashku me Danilon, teksa qëndronin në Kosovë në Graçanicë për Vidovdan.
Pamjet