Për të tretën ditë, lufta në Izrael vazhdon, ku dy palët tashmë numërojnë qindra viktima dhe numri total i të vdekurve i kalon 1100, në një kohë kur ushtria izraelite po përgatitet të pushtojë Rripin e Gazës.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përgatitur bashkatdhetarët e tij për një “luftë të gjatë dhe të vështirë” duke u zotuar se Hamasi do të paguajë “një çmim të paprecedentë”.
SHBA po dërgon një flotë prej 90 avionësh në Mesdheun Lindor. Porti i Soudës është gati për “Gerald Ford”, aeroplanmbajtësen më të madhe dhe më moderne amerikane.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit “nuk mund ta mohojnë” mundësinë që persona të armatosur të Hamasit janë ende duke hyrë në Izrael.
“Ne kemi ende zona të hapura. Nuk mund të them [me siguri] se ata nuk vazhdojnë të vijnë”, tha Richard Hecht, duke shtuar megjithatë se siguria është rivendosur në 20 lokacione.