Nga tapeti i kuq, protagonisti i filmit “Në Kuadër të Dashurisë” Luiz Ejlli i cili kishte në krah partneren e tij Kiara Tito, ia ka dedikuar të gjithë suksesin fansave të tij.
Në disa fjalë drejtuar njerëzve që ishin mbledhur për ta pritur në hyrje të Pallatit të Kongreseve, Luizi u shpreh mirënjohës për mbështetjen, pasi i ndryshuan jetën.
“Të mundja të shtyja orarin do t’ju takoja të gjithëve. Shumë kanë thënë që është filmi i Luizit dhe Oltës, por është filmi juaj.
Fal mbështetjes tuaj janë këtu. U jam mirënjohës gjithë jetën, ju kam thënë që më keni ndryshuar jetën. Kam marrë vajzën më të mirë në botë. Ju dua të gjithëve, Zoti jua shpërbleftë,” tha Luizi.