-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sadushi liston problemet e drejtësisë: Buxheti, kancelarët, promovimi dhe kërcënimet

Kryesoret

Paraditen e sotme u zhvillua mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve për të zgjedhur tre përfaqësues të rinj në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ata do të zëvendësojnë tre prej anëtarëve që iu përfundon mandati, Brikena Ukperaj nga Gjykata e Apelit dhe Dritan Hallunaj e Marçela Shehu nga Shkalla e Parë.

Zv/ kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi listoi disa nga sfidat dhe problemet që duhet të zgjidhen në vazhdim.

Padyshim që për shumë arsye i’a vlejti, por këto pyetje apo dhe reagime të ndryshme i bëjnë qoftë kritikët e reformës në drejtësi, ashtu edhe përkrahësit e saj, kur evidentojnë fakte të tilla se:

–              ka ende gjyqtarë në sistem, të cilët nuk kanë asnjë vlerësim etiko profesional, megjithëse kanë më shumë se një dekadë në detyrë;

–              40 magjistratët e diplomuar këtë vit janë ende të pa emëruar, ndërkohë që sistemi ka nevojë emergjente për to;

–              kancelarët e gjykatave janë të pakonfirmuar, për shkak të mosmbylljes së procedurës për vlerësimin profesional pranë Shkollës së Magjistraturës;

–              gjykatat kanë vështirësi në administrimin e buxhetit, për shkak të konceptit se çdo shpenzim duhet të miratohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ndërkohë që një ndër kolonat e gjyqësorit të pavarur lidhet me vetadministrimin e buxhetit;

–              trupa gjyqësore ndjen shqetësim për cenimin e standardeve të promovimit dhe ngritjes në detyrë mbi bazë merite, për shkak të mundësisë së një trajtimi të pabarabartë në pikëzim dhe në renditje, referuar diskrecionit të pakufizuar të anëtarit të Këshillit;

–              mungon një platformë komunikimi efiçente, në të cilën adresohen në kohë reale shqetësimet e përditshme të trupës gjyqësore dhe që marrin zgjidhje nga Këshilli, pa i kanalizuar në procedura burokratike;

–              kërkohet të reagohet në mënyrë koherente ndaj sulmeve të padrejta, të shumta e të vazhdueshme deri edhe në kërcënime që u bëhen gjyqtarëve për shkak të funksionit, etj, etj” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit