-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërmeti shkatërrimtar në Afganistan, vijojnë kërkimet nën rrënoja, dy mijë të vdekur

Kryesoret

Ekipet e shpëtimit i kanë vazhduar kërkimet të hënën për të nxjerrë të mbijetuar, si dhe të vdekur, nga rrënojat e tërmeteve vdekjeprurëse të së shtunës në qytetin veriperëndimor të Afganistanit, Herat.

Administrata talibane tha se së paku 2.400 njerëz kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar si pasojë e tërmeteve, të cilët ishin në mesin e dridhjeve më vdekjeprurëse këtë vit, pas tërmeteve në Turqi dhe Siri, në të cilat u vranë rreth 50.000 njerëz.

Shtetet fqinje Pakistani dhe Irani kanë thënë se janë të gatshme të dërgojnë ekipe të shpëtimit dhe ndihma humanitare në Afganistan.

“Operacioni është duke vazhduar ende, ka njerëz që po nxirren nga rrënojat”, tha zëdhënësi i guvernatorit të Heratit, Nissar Ahmad Elyias, për Retuers, duke shtuar se më shumë se dhjetëra fshatra rreth Heratit janë prekur nga tërmetet

Shumë ndërtesa në qytetin Herat shpëtuan pothuajse pa u dëmtuar, por minaret e xhamive të tij të famshme mesjetare pësuan dëme, sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale.

“Shumë prej anëtarëve të familjeve tona kanë rënë martirë, përfshirë njëri nga bijtë e mi, ndërsa djali im tjetër është lënduar”, tha për Reuters Mir Ahmed, një banor i Heratit.

“Shumica e njerëzve janë ende nën rrënoja”, tha ai.

I rrethuar nga bjeshkët, Afganistani ka histori të tërmeteve të fuqishme, shumica e të cilave ndodhin në rajonin Kush në kufi me Pakistanin.

Numri i të vdekurve shpesh rritet kur lajmet vijnë nga pjesët e largëta të vendit, ku lufta dekadëshe e ka kthyer infrastrukturën në rrënoja, gjë që e bën shumë të vështirë organizimin e operacioneve të shpëtimit./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit