Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë më 16 tetor. Pak ditë nga ngjarja është zbardhur axhenda. Në orën 11:00 do të nisë dhe pritja zyrtare e liderëve që do të marrin pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.
Samiti do të ndahet në dy sesione. Në sesionin e parë do ta nisë fjalën kryeministri Rama ndërsa do të pasohet nga Presidentja e Komisionit Evropian Von der Leyen dhe më pas do të mbajë fjalën Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.
Gjithashtu do të ketë takime bilaterale deri në orën 17:45. Në orën 18:00 do të mbahet dhe konferenca për shtyp.
Përpos kryeministrave të rajonit, në kryeqytetin shqiptar do të jenë drejtuesit e institucioneve të BE-së si dhe liderët e 10 shteteve të unionit që mbështesin Procesin e Berlinit.
Nga Gjermania si ideator me kancelarin Olaf Scholz si dhe presidentin francez Emanuel Macron, i cili do të zhvillojë edhe takim bilateral me homologun shqiptar Bajram Begaj.









