-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Në kombëtare kemi Shqipërinë etnike!” Gruaja e heroit Agim Ramadani, takim me futbollistët

Kryesoret

Teksa po përgatiten për sfidën e 12 tetorit kundër Çekisë, disa prej futbollistëve të kombëtares janë vizituar sot nga bashkëshortja e komandantit legjendar të UÇK-së, Agim Ramadani.

Futbollisti Mirlind Daku pas shënimit të golit ndaj Polonisë hoqi fanellën duke festuar dhe në shpinën e tij u ekspozua  tatuazhi me piramidën e kufirit të thyer nga komandanti legjendar Agim Ramadani.

Në një lidhje direkte mes Dakut dhe Shukrije Ramadanit pas kësaj ndeshje, sulmuesi gjilanas e ftoi gruan e dëshmorit që të takoheshin.

Ky takim i kërkuar ka ndodhur dhe ajo ka marrë edhe një fanellë të Kombëtares me një mbishkrim të veçantë.

Përveç Dakut familjarët e heroit legjendar të luftës së Kosovës janë takuar edhe pjesëtarë të tjerë të kombëtares shqiptare.

“Takim i këndshëm me Mirlind Daku, dhe sportistët që na bëjnë krenarë ! Në kombëtare nuk ka kufinjë, aty kemi Shqipërinë etnike! Ju lumtë djema, ju priftë e mbara e suksesi,” ka shkruar Shukrije Ramadani në “Facebook”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit