Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi arrestin në burg për shefin e komisariatit të Laçit Dritan Metaj që u arrestua pasditen e djeshme dhe akuzohet se lëvizte me makinë trafikantin, Gëzim Çela për t’i shpëtuar prangave pasi ishte në kërkim.
Komisari Dritan Metaj i ka pranuar takimet dhe njohjen me Çelën. “E kam takuar Gëzim Çelën, e kam pasur njohje të mëparshme. Kam bërë gabim por e kam bërë pasi e njihja më herët dhe nuk e shmangia dot” ka deklaruar ai, por që nuk e ka arrestuar.
Operacioni ‘Flakë në det’ nisi në gusht u arrestuan 6 persona që shkëmbenin drogë në det.
Në fazën e parë në gusht u arrestua edhe një tjetër efektiv policie, ndërsa dje shefi vetë. Por Gëzim Çela, i konsideruar si baroni i drogës është ende në kërkim.
E “shëtiste” me makinë! Shefi i komisariatit e pranon: Po, e kam takuar Gëzim Çelën









