-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

30 mije euro fitim, të miturit linin takime kundrejt parave, zbardhet skema e mashtrimit

Kryesoret

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 3 persona duke zbardhur një skemë mashtrimi kompjuterik duke hapur llogari me të dhëna false në rrjete sociale.

Sipas njoftimit të policisë 3 të proceduarit kishin përfituar rreth 30 000 euro nga 150 raste të skemave të mashtrimit kompjuterik.

Gjatë monitorimeve të rrjeteve sociale dhe burimeve te hapura policia ka konstatuar llogari të ndryshme me të dhëna të dyshuara të falsifikuara.

Gjatë monitorimeve të këtyre llogarive janë konstatuar publikime të ndryshme në të cilat premtoheshin favore seksuale kundrejt pagesave të ndryshme monetare

Pas identifikimit u bë e mundur gjetja dhe procedimi i tre të miturve të moshës 16 dhe 17 vjeç.

Të rinjtë pasi linin takime per “viktimat” dhe u merrnin paratë pasi i orientonin të interesuarit për vendet ku duhej të lihej pagesa largoheshin duke i bllokuar në rrjetet sociale ku komunikonin duke mos lënë gjurmë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit