-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Profesionistë të vjedhjes, arrestohet grupi i “skifterëve” të Durrësit, zbardhen 7 grabitje

Kryesoret

Policia e Durrësit ka bërë e mundur zbardhjen e 7 vjedhjeve të kryera gjatë një viti në qytet duke sjellë arrestimin e 3 personave.

Sipas njoftimit të policisë tre “skifterët” përdornin shkallë dhe litarë për të ngjitur katet e pallateve, ku vidhnin shuma të konsiderueshme parash, bizhuteri floriri dhe aksesorë të tjerë

Mësohet se të arrestuarit ishin grup dhe mbanin në vëzhgim banesat e biznesmenëve dhe të personave me funksione publike ku më pas prisnin rastin kur banesat ishin bosh dhe nisnin aksionin e tyre.

Nga ky operacion policia ka sekuestruar rreth 115 000 lekë, bizhuteri dhe aksesorë të tjerë të vjedhur, si dhe veshje të përdorura nga të arrestuarit, gjatë vjedhjeve, 2 celularë dhe 3 automjete.

Të arrestuarit janë 26-vjeçari me inicialet I. Sh., 32-vjeçari me inicialet A. R. dhe 55-vjeçari me inicialet A. N..

Zbardhja e vjedhjeve të 3 hajdutëve të arrestuar

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës pranë Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit