-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapiteni i Çekisë: Në Tiranë kemi ardhur për të fituar

Kryesoret

Tomas Soucek, kapiteni i Çekisë foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Shqipërinë, e vlefshme për kulaifikueset Euro 2024, theksoi se në Tiranë kanë ardhur për fitore.

Ai shtoi se në Pragë luajtën për tre pikët, por gjërat nuk shkuan ashtu siç menduan, me Shqipërinë që gjeti golin e barazimit.

Pjesë nga konferenca:

Për çfarë rezultati keni ardhur?

Sinqerisht e them, në Tiranë kemi ardhur për të fituar. Në Pragë ne luajtëm për tre pikët, por gjërat nuk shkuan ashtu siç menduam ne, me Shqipërinë që gjeti golin e barazimit.

Me çfarë ju surprizojë Shqipëria në ndeshjen e parë dhe a e keni studiuar kundërshtarin që në kohët e fundit ka shënuar shumë nga distanca?

Shqipëria e tregoi kualitetin edhe në fushën tonë. Kanë një skuAdër shumë të mirë, kanë lojtarë që luajnë në kampionatet më të rëndëSIshme të Europës, por kjo na motivon më shumë.

Sa u përket golave nga distanca, mendoj se nuk do të jetë problem sepse disponojmë një portier shumë të mirë.

Çfarë mendoni për stadiumin Air Albania?

Stadiumi është vërtet shumë i bukur, ju përgëzoj, ndërsa mendoj se atmosfera që do të krijohet, ne duhet ta kthejmë në favorin tonë?

Transfertat nuk janë pika e fortë e Çekisë, si e shihni këtë përballje? “Atmosferën ne dimë, e vlerësojmë dhe bësoj se pavarësisht se luajmë në transfertë, ne do të bëjmë gjithçka për të marrë maksimumin.

Ndeshja me Shqipërinë na motivon shumë. Ne jemi këtu për të marrë një rezultat të mirë dhe nuk futemi me idenë e barazimit.”

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit