Një tjetër video është publikuar pas sulmeve të një pas njëshme dhe tronditëse në Izrael.
Së fundmi një tjetër histori shpëtimi është ndarë nga një nënë britanike e cila ka filmuar momentin kur u largua nga vendbanimi i rrethuar duke kaluar forcat e ushtrisë izraelite që po luftonin me trupat e Hamasit.
Debbie Sharon kaloi tanket dhe iu shmang plumbave pasi u fsheh në strehën e familjes për më shumë se 36 orë.
Tjetër fakt tronditës është se teksa ajo po largohej në front ndodhej djali i saj ushtar i cili po qindra luftëtarët që ishin depërtuar në kufirin izraelit në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Sharon është e sigurt por ankthi dhe frika për djalin e saj nuk e lë rehat pasi 27-vjeçari u thirr menjëherë sapo u shpall gjendje lufte pas sulmeve të Hamas të shtunën.
Ajo, bashkëshorti, vajza dhe dhëndri, djali autik dhe tre nipërit nën moshën 11 vjeç ishin të gjithë në një dhomë pa energji elektrike, duke dëgjuar të shtëna armësh dhe predha orë pas ore.
“Tingëllon çmenduri të thuash, por sulmet me raketa me të cilat kemi jetuar më parë nuk janë më të vështira për ne, nuk të duket sikur të ndryshojnë jetën, por kur e di se ka njerëz përreth shtëpisë tënde që gjuajnë, është një ndjenjë krejt tjetër,” u shpreh ajo.
“Ende nuk mund të marr frymë, nuk mund të fle dhe është hera e parë që pranoj se jam i lënduar. Djali im është ende duke shërbyer dhe duke pastruar zonën nga ajo që ka mbetur nga lloji më i keq i armikut që ekziston këto ditë,” shtoi ajo.
Videon e gjeni këtu.