-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mos më provoko”! Grabitësi futet në dyqan me pistoletë, vajza e përzë: Shpejt jashtë/ VIDEO

Kryesoret

Hajduti që vodhi mbrëmjen e shkuar në një dyqan të një kompanie celulare në  rrugën “Myslym Shyri”, në Tiranë duke kërcënuan me armë punonjësen, sot ka tentuar te një tjetër kompani celulare.

Personi qe ka vjedhur një natë më parë një pikë të një dyqani “Vodafone”, duke marrë 400 mijë lek dhe sot ka tentuat të grabis në një pikë të një dyqani “One”.

Mësohet se ai është shfaqur përsëri me rroba të kuqe, me kapelën në kokë dhe me armën në dorë.

Sic shihet në video, personi ka përdorur të njëjtën veshje, kapele të zezë dhe një bluzë të kuqe.

Ai futet si klient, por më pas nxjerr armën.

“Ju bëftë mirë,” u thotë dy punonjëseve të cilat po konsumonin ushqim.

Ai nxjerr nga çanta një pistoletë, që nuk dihet nëse është reale ose false, dhe u thotë punonjëseve se i duhen paratë për transplantin e mëlçisë.

Por njëra prej tyre duket se nuk e beson që arma të jetë e vërtetë dhe i kërkon të dalë nga dyqani.

“Mos më provoko,” i thotë autori. Por punonjësja nuk heziton dhe e nxjerr nga dyqani.

Autori largohet pa marrë asnjë shumë monetare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit