Nesër në mbrëmje kombëtarja jonë luan ndeshjen e radhës dhe këtë herë ka përballë përfaqëuesen e Çekisë, sfidë e vlefshme për Euro 2024.
Kjo përballje pritet të jetë vendimtare në lidhje me kualifikimin e kombëtares në fazën e grupeve të kompeticionit europian.
Në konferencën për shtyp në kuadër të kësaj sfide, përveç teknikut të Sylvinho ishte dhe lider i mbrojtjes “kuqezi”, Berat Gjimshiti, i cili për mediat e pranishme në sallë u shpreh se pavarësisht vështirësishë së sfidës, sërish djemtë janë gati të përballen me Çekinë, teksa premton se do japin gjithçka në fushë mbrëmjen e nesërme.
“Ndeshje për ndeshje jemi të fokusuar sepse nuk dihet se çfarë vjen pastaj. Sigurisht që është një moment i bukur, i vështirë po prap jemi gati për përballemi me Çekinë në këtë ndeshje.
Besoj se euforia është më shumë nga jashtë sesa nga brenda ne i dimë vlerat e kundërshtarit, i dimë vlerat tona, besoj se çdo ndeshje ka rëndësinë e vet.
Do të jetë shumë e vështirë, por besoj te kualiteti i skuadrës tonë dhe do të japim gjithçka mbrëmjen e nesërme,” u shpreh Gjimshiti.