-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Provat e sulmit në Banjskë, na dërgojnë te ushtria serbe

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ndodhet në një vizitë zyrtare dyditore në Kroaci, ka dhënë një intervistë për televizionin publik kroat HRT.

Osmani ka pohuar se Serbia ka kryer agresion në shtetin e Kosovës, dhe se Serbia dhe Rusia përdorin një narrativë të njëjtë.

“Nuk do të thosha se bëhet fjalë për rritjen e tensioneve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës sepse kështu do të thotë se faji është i përbashkët. Kjo është narrativa e Serbisë dhe Rusisë dhe nuk bëhet fjalë për këtë.

Është një akt agresioni i kryer nga Serbia. Nga njëra anë kemi një agresor të qartë që përdor forcat paramilitare dhe sulmoi territorin e Republikës së Kosovës, e cila është viktimë e atij sulmi,” pohoi ajo.

Presidentja shtoi se armët që janë sekuestruar në veri të Kosovës janë prodhuar në Serbi dhe se kjo na dërgon drejt ushtrisë serbe.

“Është një akt që synon aneksimin e pjesës veriore të Kosovës dhe nuk do të ndalej me kaq, por do të destabilizonte të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në të vërtetë, ligjet për të cilat flas janë të qarta.

Shteti serb ka kohë që e financon hapur Brigadën e Veriut dhe Mbrojtjen Civile, sidomos muajt e fundit. Stërvitja e tyre u zhvillua në objektet dhe bazat ushtarake serbe, në livadhet e Pasuljanskit dhe në baza të tjera ushtarake.

Për këtë ka dokumentacione dhe materiale të regjistruara. Industria ushtarake serbe prodhoi armët që ne i konfiskuam, të cilat i përkisnin Brigadës së Veriut dhe Mbrojtjes Civile, pasi më parë i përkisnin vetë ushtrisë serbe.

Prandaj, zinxhiri i provave të dërgon në ushtrinë serbe. Dhe për më tepër, vetë Vuçiç është i lidhur me Milan Radoiçiçin, i cili është udhëheqësi i atij sulmi terrorist,” deklaroi Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit