Një person është plagosur dje në Prizren. Sipas policisë dy persona janë arrestuar sit ë dyshuar për përfshirje në këtë rast. Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë me gjashtë fishekë.
“Prizren. 10.10.2023 – 14:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka mbetur i plagosur në këmbë pasi ishte qëlluar me revole nga i dyshuari mashkull kosovar.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore me ç’rast është konfiskuar një revole me 6 fishekë.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent me vendim të të cilit dy persona të dyshuar që ndërlidhen me rastin dërgohen në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.