Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi sot rëndësinë e rritjes së prezencës së NATO-s në Kosovë pas rritjeve të tensioneve në veri. “Kemi parë një rritje tensionesh, prandaj është e rëndësishme që NATO të rrisë prezencën në Kosovë”, tha ai.
Së fundi, trupa shtesë në Kosovë ka dërguar Mbretëria e Bashkuar, si dhe Rumania pritet t’i dërgojë rreth 100. Po ashtu, edhe Gjermania ka paralajmëruar dërgimin e trupave shtesë pasi Kosova u përball me sulm terrorist.