Ditën e sotme është thirrur një tjetër dëshmitar shqiptar për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me çështjen e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale,
Sipas mediave të Kosovës dëshmitari shqiptar ka refuzuar të dëshmojë. Teksa është pyetur nga Prokuroria e Speciales për një provë, deklaratë të cilën ky organ pretendon se ai e ka dhënë në vitin 2004, dëshmitari i ka mohuar që të gjitha.
Ka thënë se nënshkrimi që është në fund të deklaratës, nuk është i tij.
Avokati i caktuar nga Specialja ndërkaq për dëshmitarin, ka thënë se klienti i tij nuk është i gatshëm të dëshmojë, por do që të shkojë në burg.
Biseda:
Prokuroria: A është e vërtetë se keni thënë deklaratë në vitin 2004?
Dëshmitari: Është e pavërtetë.
Prokuroria: Po thoni që nuk keni thënë deklaratë?
Dëshmitari: Nëse do të shihni versionin anglisht, a shihni nënshkrimin tuaj?
Prokuroria: E paska shkarravit dikush këtë shkrim, nuk është e vërtetë.
Avokati i dëshmitarit: Sot paradite jam konsultuar me klientim tim. Dëshmitari është i stresuar dhe nuk është gati të jap dëshmi, është gati të shkojë në burg. Po udhëzohet ai për të dhënë dëshminë. Nuk e di nëse shtyhet seanca do të ndryshojë mendja e tij.









