Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burg përjetë për Eduart Lamajn që akuzohet për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në 30 maj 2020 në Gjorm të Kurbinit. Ilir Lika “Xhepaj” që është autori tjetër është dënuar me 33 vite burg. Ata u gjetën fajtor për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtjes pa leje.
Ilir Lika “Xhepaj” u arrestua në zonën e Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduard Lamaj u ndalua teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”. Lamaj në këtë ngjarje mbeti i plagosur në këmbë, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit që pati me njërin prej viktimave, Bujar Lika.
Prokuroria ka pretenduar se Eduard Lamaj dhe Ilir Lika kanë bashkëpunuar së bashku dhe me dy persona të tjerë, për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Ndërsa në kërkim për këtë ngjarje të rëndë u shpallën Klaudio Përkola dhe Oltion Vlashi.
Në dëshminë e tij, Eduart Lamaj është shprehur se u ka kërkuar ndihmë tre shokëve të tij për realizimin e planit, por objektiv sipas tij ishte Ilirjan Allamani, i cili në ato momente nuk ka qenë në ambientet e lokalit, por me të kishte konflikte të hershme që në Itali për drogë, ky ku i fundit nuk i jepte borxhin.