Tre adoleshentë, të moshës 16 dhe 17 vjeç arritën që të mashtronin të paktën 150 persona në Tiranë duke përfituar rreth 30 mijë euro.
Adoleshentët hapnin llogari me të dhëna false në rrjetet sociale. Hiqeshin si femra dhe premtonin favore seksuale në këmbim të parave. Shifrat ishin të ndryshme, nga 100 euro për një orë, 200 euro për të kaluar gjithë natën.
Të rinjtë kërkonin nga të interesuarit që fillimisht të kryenin pagesën në vende të caktuara prej tyre. Paratë i merrnin edhe nga dritarja e shtëpisë.
E pasi kishin marrë paratë, veprimi i radhës ishte të bllokonin profilin e atyre që kishin rënë pre e mashtrimit.
Pjesë nga bisedat
Biseda
Klienti: Mirëmbrëma. Sa e ke takimin për 1 orë?
Mashtruesi: 100.
Klienti: A ke shpi tënden a në hotel?
Mashtruesi: Kam shtëpinë time.
Biseda tjetër
Mashtruesi: Po jam. Sa do rrish dhe sa vonon?
Klienti: Po deri nga ora 3.
Mashtruesi: I bie 200 Euro deri në 3.
Klienti: Tani për punën në orën 23:00.
30 mije euro fitim, të miturit linin takime kundrejt parave, zbardhet skema e mashtrimit