-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bylykbashi rikthehet në grupin e PD-së, Nikolla: Basha ka përjashtuar Bardhin

Kryesoret

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 101 vota pro, të shumicës dhe opozitës dhe një abstenim rezolutën që dënon sulmin në veri të Kosovës ku u vra efektivi i policisë, Afrim Bunjaku.

Rezoluta thekson rëndësinë e mbrojtjes së integritetit territorial të Kosovës. Kërkohet hetim ndërkombëtar për sulmin e 24 shtatorit, si dhe faktin që qeveria e Kosovës të punojë me aleatët ndërkombëtarë, SHBA-BE.

Por më pas opozita ka tentuar që të bllokojë foltoren e parlamentit pasi kundërshton votimin e seancës së rendit të javës së kaluar, ku deputetët e PD-së nuk e lejuan. PS rrëzoi tre kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore dhe ndryshimin e përbërjes së komisionit për reformën zgjedhore.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla me ndihmën e gardës që u fut në sallë vijoi dhe votoi pikat e rendit të ditës së javës së kaluar dhe të sotmet. Në fund Nikolla lexoi dy njoftime.

Së pari njoftimin e kryetarit të grupit të PD-së, Gazment Bardhi që rikthen Oerd Bylykbashin në grup pas pezullimit nga Lulzim Basha vitin e kaluar.

Gjithashtu lexoi edhe njoftimin e Lulzim Bashës në cilësinë e kryetarit të PD-së që përjashton Bardhin nga grupi i PD-së. Kjo shkaktoi kundërshti në sallën e parlamentit.

Miratohet me 101 vota rezoluta për Kosovën, opozita bllokon foltoren

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit