Mbrojtësi i Romës dhe i Kombëtares, Marash Kumbulla prej disa muajsh është jashtë fushës për shkak të dëmtimit.
24-vjeçari ka shprehur mbështetjen e tij për ekipin kombëtar me anë të një postimi në Instastory ku shkruan: “Forca djema, sot jam me ju”.
Sonte në mbrëmje luhet ndeshja Shqipëri-Çeki e vlefshme për kualifikueset në Euro 2024, por edhe një sfidë vendimtare për fatin e përfaqësueses sonë drejt këtij kampionati.
Interesi për sfidën është tejet i lartë, biletat kanë avulluar që në daljen në treg, por edhe tifozët që nuk do ta ndjekin dot ndeshjen nga stadiumi, po e presin mes shumë emocionesh sfidën.
22 mijë tifozë do jenë të pranishëm në “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen që starton në orë 20:45.
Të shumtë janë shqiptarët që kanë udhëtuar nga trojet shqipfolëse drejt kryeqytetit për të ndjekur këtë duel. Me flamuj kuqezi dhe flakadanë në rrugë të gjithë duket se janë gati për të mbështetur kombëtaren.