-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti paralajmëron skenarët e Serbisë: Do të ketë inskenime për hakmarrje

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi në mbledhjen e sotme të qeverisë se institucionet e sigurisë dhe ato të inteligjencës kanë zbuluar rritje të rrezikut që ditëve, javëve e muajve të ardhshëm të ketë inskenim të “sulmeve të dhunshme nga grupe e struktura kriminale të Serbisë në Kosovë”.

Kurti tha se qëllimi është që të fajësohet Policia e Kosovës dhe se për këtë ata “nuk do të zgjedhin mjet”. “Institucionet tona të sigurisë dhe të inteligjencës së fundi kanë hetuar rrezikun në rritje të inskenimit të sulmeve të dhunshme nga grupe të strukturave kriminale të Serbisë në Kosovë. Qëllimi i tyre kryesor është fajësimi i Policisë së Kosovës dhe paraqitja e saj si forcë shtypëse mbi serbët e Kosovës. Për ta arritur këtë nuk kanë vënë çmim tavan, nuk do të zgjedhin mjet. Fatkeqësisht, mbështetja që grupi terrorist ka marrë nga Serbia vetëm sa i ka inkurajuar”, tha ai.

Kryeministri tha se pasi provuan që ngjarjeve të 24 shtatorit t’i jepnin “ngjyrim fetar”, tani formacionet kriminale “të sponsorizuara nga fqinji ynë verior ka shumë që ngjarë që dallimet etnike synojnë t’i keqpërdorin për qëllime politike”. Ai iu bëri thirrje qytetarëve serbë që të mos “cyten” nga ajo që mund të ndodhë.

“Ditëve, javëve dhe muajve në vijim të jeni të vëmendshëm dhe të vetëpërmbajtur nga cytjet e aktet e dhunës të inskenuara e dashakeqe”, tha Kurti, duke theksuar se ata janë “qytetarë të barabartë” dhe se në Kosovë “s’ka komunitete të padëshiruara”. Posaçërisht lirimi i Milan Radoiçiçit, i cili pranoi përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit, Kurti tha se “është dëshmi dhe sinjal i potencialit për rigrupim dhe hakmarrje”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit