-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy të vdekur në Tiranë! Njëri bie nga skela, tjetri në liqen

Kryesoret

Dy persona kanë vdekur në Tiranë. Njëri ishte duke punuar në Lundër kur dyshohet se ka rënë nga lartësia e objektit. Si pasojë e plagëve 42-vjeçari humbi jetën në spital. Për këtë ngjarje është arrestuar drejtuesi teknik i firmës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. B., 66 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik në një firmë, pasi ditën e djeshme, në Lundër, dyshohet se për shkak së mungesës së sigurimit teknik në punë, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në fshatin Ibë. Si pasojë e plagëve të marra, 42-vjeçari ka humbur jetën në spital”.

Në Kamëz është gjetur pa shenja jete i mbytur në liqen një 20-vjeçar që ishte shpallur i zhdukur nga familja. “Më datë 12.10.2023, te diga e liqenit të Paskuqanit, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, dyshohet i vetëmbytur, shtetasi S. B., 20 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 5, pas kallëzimit të bërë nga familjarët, për largimin e tij nga banesa” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit