Kryeministri i Shqipërisë u shpreh sot në parlament që KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës pasi forcat e saj nuk e kontrollojnë dot vijën. Ai tha se, rrjeta e kufirit është çarë. Për ata që thonë se kjo cenon sovranitetin e Kosovës, Rama tha se serbët në veri prej 1999-tës nuk i paguajnë asnjë taksë qeverisë në Prishtinë.
“KFOR-i të marrë nën kontroll veriun ku kufiri me Serbinë është katandisur në një rrjetë të çarë kudo nga hyjnë, armatime, drogë dhe dreqi me të birin dhe forcat janë të pamjaftueshme. Forcat e Kosovës nuk e bëjnë dot objektivisht dhe KFOR duhet të marrë në dorë kontrollin e veriut. Cili sovraniteti i rrezikohet Kosovës nga KFOR-i në veri?
Atje grupet një miks i politikës nacionaliste serbe me llumin e krimit dhe gëzojnë mbështetjen e turmave të indroktinuara dhe që ushqehen me lëmoshat e Beogradit dhe Kosovës nuk i paguajnë asnjë taksë dhe faturë dritash nga 1999. KFOR do të rrijë në Kosovë deri kur të jetë njohur përfundimisht nga të gjithë” tha ai.