Dyshohet se 51-vjeçari ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak ndërsa grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Gjirokastër është dërguar pa shenja jete, shtetasi Ch. K., 51 vjeç, banues në Gjermani.

Nga verifikimet e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti,” thuhet në njoftimin e policisë.