Armaldo Kllogjeri ishte një ndër emrat e shumtë VIP-ve që u shfaq në tapetin e kuq në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Por ndryshe nga të pranishmit e tjerë ai nuk kishte në krah bashkëshorten e tij, por balerinën me të cilën kërcen në “Dancing With The Stars”.
Këtë ndjekësit nuk kanë kaluar pa e komentuar në profilin e tij në Instagram.
“Po Aidën (gruan) ku e kishte ky? Të gjithë me gratë ky me balerinën”, ishte komenti i ndjekëses që ka tërhequr vëmendjen e Armaldos, i cili i ka kthyer edhe një përgjigje.
“Aida, jepi llogari zemër. Se gratë shqiptare bëjnë revolucion që të jenë të pavarura, pastaj fillojnë kërkojnë llogari njerëzve të tjerë për zgjedhjet e tyre. Hapeni mendjen sepse ndihmone edhe shoqërinë me këtë rast”, ishte përgjigja e Armaldos.